Pacolli: Brenda 2 vitesh arrita të xhiroj 2 miliard dollarë

Behgjet Pacolli e cilëson si brilante karrierën e tij si biznesmen, duke përmendur me krenari faktin se si një djalë i thjeshtë nga Kosova arriti të shndërrohej në një biznesmen të njohur të Europës.

Pacolli ka rrëfyer momentin kur vendosi të krijojë kompaninë e tij dhe vetëm në dy vite pune arriti një xhiro parash prej 2 miliardë dollarësh.

“Kam punuar kryesisht në bllokun e ish Bashkimit Sovjetik. Kam ngritur shumë objekte. Me shumë mund dhe shumë punë. Kam përfituar prej kësaj, jam paguar. Në vitin 1990 jam pavarësuar duke ndërtuar kompaninë time dhe kështu fillon një punë e madhe. Në më pak se  dy vite arrita në xhiro mbi 2 miliardë dollarë.Kam patur një karrierë brilante, një person që shkon nga Kosova dhe pastaj proklamohet në Zvicër si njeriu i biznesit”-tha Pacolli.(opinion.al)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?