Padi në gjykatë për ”shpifje”, Rama kërkon 1 milion lekë nga Brisida Shehaj

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është “shënjestra” e kryeministrit Edi Rama.

Ajo është futur në listën e padive për ”shpifje”. Sipas ”A2cnn”, Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj. Prej vitit 2018, Rama ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë.

SHKARKO APP