Padia e Bardhit, GJKKO vendos në favor të Lindita Nikollës

GJKKO ka miratuar kërkesën e SPAK për mos nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla pas padisë së Gazment Bardhit.

Kreu i grupit parlamentar të PD kishte kallëzuar në SPAK kryetaren e Parlamentit për shpërdorim detyre.

Kallëzimi i Bardhit rreth një muaj më parë kishte të bënte me akuzën se Nikolla kishte lejuar brenda sallës së Parlamentit punonjës të gardës të armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kallëzimit të kreut të grupit parlamentar demokrat, prokuroria kërkoi në gjykatë mos nisjen e hetimeve. Kërkesa u miratua këtë të premte nga GJKKO.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?