Padia e Ramës për Haradinaj, Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar
Kreu i PD-së Lulzim Basha e cilëson padinë e kreut të qeverisë Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj si një turp kombëtar.
Në një reagim në ashpër në Facebook, Basha shprehet se ky akt i kryeministrit Edi Rama merion përbuzjen e gjithë shqiptarëve.
“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”,- deklaron kreu i PD-së, Lulzim Basha.