Padia ndaj ish-kryebashkiakës së LSI. Nora Malaj: Akuza me prapaskena politike

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka komentuar sot akuzat ndaj ish-kryebashkiakes së LSI-së në Gjirokastër, Zamira Rami. E ftuar në studion e Report Tv, Malaj u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të flasë, ndërsa paralajmëroi të tjera akuza sipas saj me prapaskena politike.

“Është e drejtë e gjithkujt të denoncojnë. Të akuzosh dikë është e drejtë e çdo njeriu, të vlerësohet se është e drejtë akuza është një masë tjetër. Derisa individi është i akuzuar, por i pavërtetuar, ngelet në kuadrin e vlerësimit. Jam e bindur që do të kemi akuza dhe situata të papara, por në politikën tonë nuk kanë lënë që djalli të fshihet në detaje, pasi e keqja ka dalë sipër”,- tha Malaj.

SHKARKO APP