”Padrejtësi e madhe”, Spahiu: Arrestuan një zyrtare për një arkë peshk, por 4 peshkaqenët notojnë të lirë
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se këto 3 vite drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me peshkaqenët. Gjatë një interviste televizive, ai shtoi se po veprohet me dy standarde nga ana e SPAK-ut. Për zyrtarët e vegjël aplikohet arresti në burg, ndërsa për ata që akuzohen për para të pista apo kulla nuk aplikohet kjo masë arresti.
”Drejtësia është një peshore. Sot drejtësia shqiptare dhe SPAK kanë përgjegjësi dhe pabarazinë para ligjit. Këto 3 vite është arrestuar një zyrtare për një arkë peshk dhe 4 peshkaqenët janë të lirë. Ata që akuzohen për kulla, para të pista për përfshirje në grupe kriminale, i lë në ”arrest shtëpie” ose ”hetim të lirë”.
Pse prokuroria speciale hezitojnë të marrin masa sigurie të arrestit në burg? Pse Prokuroria mban dy standarde në masat e arrestimi? Ose është e ashpër me sardelet, ose tolerante me peshkaqenët. Diskutime parimore që mundet të sqarojnë qytetarët e thjeshtë për problematikën”,-tha Spahiu.