Pagoi McGonigal për ”non-gratën” e Berishës? Rama: Ta besosh ose duhet të jesh idiot, ose berishizëm
Me dosjen ”McGonigal”, PD-ja e Berishës akuzon se kryeministri Edi Rama e pagoi që ta shpallë Sali Berishën ”non-grata” nga Amerika. Vetë kryeministri i ftuar në ”Opinion”, thotë që ta besosh këtë variant duhet të jesh ose idiot, ose me fenomenin berishizëm. Ditë më parë, marrëdhënien e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së që po përballet me drejtësinë amerikane, Sali Berisha e konsideroi si një tentativë për asgjësuar opozitën shqiptare nëpërmjet korruptimit të Charles McGonigal.
Pjesë nga intervista në Opinion
Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?
Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.
Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…
Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA-së përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH. CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.
Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.
Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës.
E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër?
Edi Rama: Ai personalisht.