Pak para mbledhjes së grupit për Presidentin, deputeti i rithemelimit paralajmëron konferencë
Politikë E Enjte, 19 Maj 2022 10:13
Teksa sot në mesditë Enkelejd Alibeaj ka thirrur grupin parlamentar në një mbledhje me fokus çështjen e Presidentit të ri të Republikës, dy reagime kanë ardhur nga Rithemelimi.
Deputeti Tritan Shehu iu bëri thirrje kolegëve të tij të mos shkojnë në këtë mbledhje dhe të mos bëhen shtojcë e Ramës. Ndërkohë që PD njofton zyrtarisht se në orën 11:00 do të këtë deklarate në seli nga deputeti Oerd Bylykbashi.