Paketa anti-krizë, Braçe pyet Ramën: Po rrogat e zjarrëfikësve?
Ish-zv/kryeministri, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas prezantimit të paketës së dytë të qeverisë që përfshinte dhe rritje të pagës minimale dhe të disa profesioneve të tjera. Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, për të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme.
“Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre. Po Zjarrfikësit? Po rrogat e tyre? Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve.
Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura; Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”.
View this post on Instagram