Paketa anti-krizë me 9 pika, Meta thirrje drejtësisë: Nisni hetimet për Portin e Durrësit
Ilir Meta ka mbledhur këtë mbrëmje Kryesinë e Partisë së Lirisë, ku prezantoi edhe 9 pikat anti-krizë. Po ashtu Meta u ndal sërish te Porti i Durrësit, ku tha se drejtësia duhet të nisë menjëherë hetimin.
Prezantimi i paketës nga Meta
Do të kërkojmë mbështetje financiare për studentët, 100 euro në muaj për të përballuar krizën e çmimeve dhe kostove studentore, për t’i barazuar me bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë. Do të kërkojmë mbështetje për kërkimin shkencor, që të shkojë të paktën në 0,3% e PPB siç kanë kërkuar edhe pedagogët.
Do të kërkojmë rritjen e pagave të pedagogeve 50% brenda dy viteve, ndaj në projekt buxhetin e 2023 do kërkojmë që rritja të jetë 20% nga buxheti shtetit sipas kërkesave të Sindikatës Kombëtare të Pedagogëve.
Do të kërkojmë rritjen e pagave 12% të mësuesve, duke filluar nga 1 janari për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Do të kërkojmë pajisjen me tekste të reja shkollore falas, çdo vit për nxënësit nga klasa I deri në klasën e IX.
Do të kerkohet rritja e pagës së mjekëve në masën 12% duke filluar nga 1 janari. Bujqësia: Heqja e TVSH për imputet bujqësore. Lënien e tavanit prej 50 milionë lekë investim, për përfitimin e uljes së TVSH të makinerive bujqësore. Një shtesë prej 5 miliardë lekë, për mbështetjen e prodhimit bujqësor-blegtoral, agroindsturial dhe marketingut.