Paketa anti-shpifje, gazetarët: Rrezik për censurë

Ndonëse jemi në gjendje të emergjencës së pjesshme, aktualiteti politik po i rikthehet normalitetit. Dy projektligjet e paketës anti-shpifje u depozituan në Kuvend nga qeveria që në muajin korrik. Drafti ka ndryshuar disa herë pas vërejtjeve të Bashkimit Europian dhe OSBE-së.

Shoqatat e gazetarëve i kërkojnë mazhorancës të tërheqë e ligjet e paketës anti-shpifje. Roli që i jepet AMA-s dhe AKEP-it, dy organe shtetërore nën ndikimin direkt të politikës, sipas njerëzve të medias, përbëjnë një sulm ndaj fjalës së lirë.

“AMA të mos e marrë vendimin pa u shprehur gjykata, pasi nëse një media do t’ia hiqni me vendim atë mungesë financiare, ajo nuk do të ekzistojë më”, tha Aleksandër Çipa, kryetari i Unionit të Gazetarëve. Sipas mazhorancës, nisma që pritet të miratohet brenda pak ditësh, nuk ka qëllim censurën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?