Paketa ”Antishpifje”, Maliqi: Rama po luan me zjarrin (VIDEO)
I pranishëm në protestën e gazetarëve, deputeti Lefter Maliqi, foli me tone të forta kur tha se Kryeministri Edi Rama po luan me zjarrin në lidhje me paketën ”Antishpifje”. ”Sot është një ditë e zezë, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, sot po luan më shumë se kurrë me zjarrin dhe ka për t’u djegur vetë. Asnjë diktator në Europë apo në botë, kushdo që ka luajtur me median, kushdo që ka luajtur me lirinë e fjalës, e dimë që kanë pësuar një fund tepër të hidhur”. Nga ana tjetër, ai u shpreh se këtë ligj ai dhe mbi 80% të opozitës së re, nuk do ta votojë. Kurse akuzoi se mbi 10 deputetë të opozitës së re i shërbejnë Rilindjes. Ai shpreh bindjen se ky show nuk do të zbatohet në terren. ”Po bëhet për të tërhqeur vëmendjen nga Rindërtimi, për dëmet pa papërgjegjshmëria për tërmetin e 26 nëntorit dhe për përgjegjësinë e 51 viktimave”.