”Paketa Antishpifje”, Marku: Qeveria kërkon shtypjen e medias si në sistemet diktatoriale
Në Komisionin Parlamentar të Medias, u zhvillua senaca dëgjimore me përfaqësues nga Fakulteti i Gazetarisë për projektligjin e qeverisë që njihet si “Paketa Antishpifje”. Profesori i shkencave të komunikimit, Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp dhe se ky ligj cënon lirinë e medias dhe se kjo ndodh vetëm në sistemet diktatoriale.
”Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”.
Fjala e Markut nuk i ka pëlqyer ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila komunikonte me anëtaret e komisionit, teksa Marku fliste kundër ligjit. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar vemendjen e Kumbaros, e cila më pas u largua nga mbledhja e komisionit në shenjë revolte.
Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila pritet do të kalojë në Kuvend më 19 dhjetor. Kjo paketë e cila sipas qeverisë synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Europë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.
Debati:
Marku: Më duke një paradoks kjo që po bëhet këtu. 15 organizata ju kanë bërë thirrje ta ndaloni këtë procedure. Po cenoni rendë lirinë e mediave. Ai që e ka bërë këtë ligj është një injorant total në fushën e mediave. Ai që ka shkruar këtë ligj është injorant. Nëse doni ta beni median të shtypur sic e thotë në ligj bëjeni. Por ne kemi një përvojë të gjatë me ata qe kanë tentuar të cenojne lirinë e mediave. Mos bëni ligje kot se ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë.
Marku-Kumbaros: Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.
Kumbaro: Zoti Marku, ruani etikën. (ngrihet dhe ikën).
Marku: Meqenëse këtu nuk ka gjykate kushtetuese ne duam qe rezistenca te behet këtu. Figurat e kryeministrit i perkthejme ne ligje. Kap ca te kapesh dhe te besh një ligj. Një metafore dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht ne ligj. Kjo është diktaturë.
Marku: Me ketë ligj nuk shkojmë ne Europë. Do kete nje push tjetër te rekomandimet, do jete nje rekomandim shtese
Alfred Lela: Duket sikur jemi thirrur për fasadë proceduriale.
Ekonomi-Lelës: Kjo është një detyrë e rëndësishme e komisionit. Sapo kemi marre ligjet kemi thirrur grupet e interesit. Nuk mendoj se është e vertetë kjo qe thoni. Projektligji ka një vit ne qarkullim dhe ju keni qene i ftuar ne disa tryeza. Ta konsideroni një pune serioze te komisionit.