Paketa “Antishpifje”/Mes akuzave të forta, deputetët e dërgojnë në Kuvend

Paraditen e kësaj të hëne, depuetët e PS dhe të “opozitës së re”, do të mblidhen në Komisionin e Medias, nga ku pritet që të kalojnë për votim në Kuvend, paketën “Antishpifje”. Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE-ja dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë.

Në një kohë kur Shqipëria po merr kryesimin e OSBE, sipas tyre nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë, pedagogë të gazetarisë dhe juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë. Dy ditët e fundit ata kanë firmosur dhe një peticion online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?