Paketa ”Antishpifje”, Presidenti Meta: Do ta shikoj me vëmendje
Politikë E Premte, 20 Dhjetor 2019 11:25
Në përfundim të aktivitetit të organizuar nga Avokati i Popullit, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët, tha se do ta shikojë me vëmendje miratimin e paketës ”Antishpifje” dhe më pas do të flasë me argumente. “Do ta shoh me vëmendje, pasi janë ndryshime të minutave të fundit, do të shikojmë për të zbardhur të gjitha aktet dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do të jetë në kohën e duhur, e argumentuar dhe transparente”.