Paketa e zgjeruar financiare/Rama: Përfshihet biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e sotme në orën 19:00 do të prezantojë paketën e re të zgjeruar financiare për përballimin e situatës si pasojë e Covid-19. Kjo paketë, siç ka bërë të ditur më herët vetë kreu i qeverisë në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

SHKARKO APP