Pakt PS-PD për votën e emigrantëve shqiptarë në 2025? Zbulohen draftet e partive të mëdha

Siç ka ndodhur gjithmonë që vendimet kryesore i lënë që të firmosen në momentet e fundit, demokratët dhe socialistët janë gati të mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 2025. Të mërkurën pasdite është thirrur mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, ku do të testohet vullneti i dy partive të mëdha për mënyrën dhe formën sesi do të implementohet votimi nga jashtë.

Në draftet që Top Channel disponon, atë të PS-së dhe atë të PD-së, një pikë që duket se i ka bashkuar të dyja palët, është domosdoshmëria e pasjes së një adrese për të gëzuar të drejtën e votës nga jashtë.

Socialistët e kanë ulur pragun për të kaluar nga pjesa humbëse e listës në atë fituese në jo më shumë se 7 mijë vota. Demokratët nuk kanë të shkruar asnjë rresht për votën preferenciale, por në takimin e fundit propozuan një formulë miks.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbledhje pritet që të shqyrtohen edhe propozime të partive parlamentare dhe jo parlamentare për kodin elektoral. Draftet që do marrin miratimin e Komisionit të Ligjeve pritet t’i kalojnë seancës plenare për votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?