Pakti detar, Tsipras: Rama “tradhtoi” Papandreun
Një ditë më parë, Giorgos Tsipras, këshilltari për Marrëdhëniet me Jashtë i kryeministrit të Greqisë, Alexis Tsipras, tha në një intervistë për Top Channel se për Paktin Detar Greqi-Shqipëri duhet të flitet dhe të gjendet një zgjidhje. Por çfarë mendon vetë kryeministri grek për këtë problem? Ai ka folur gjatë fushatës elektorale.
Lapsi.al sjell qasjen e Alexis Tsipras për këtë çështje shumë të rëndësishmë mes dy vendeve. Tsipras ka qenë i ftuar në emisionin “στον ενικό” të gazetarit Niko Papahaxinikolao në datën 13 janar 2015, në kulmin e fushatës elektorale në Greqi. Ndërsa u ndalë në marrëdhëniet me fqinjët, Tsipras ka thënë se ishte i habitur se si Rama dhe Papandreu, miq me njëri-tjetrin, lejuan zhbërjen e kësaj Marrëveshje për Ujërat Detare mes dy vendeve. Ja çfarë thotë konretisht Tsipras:
“Tashmë duhet të kishte një marrëveshje për zonat ekonomike detare me Egjiptin, me Libinë dhe me Shqipërinë, me të cilën kishte një marrëveshje mes dy vendeve. Por kjo marrëveshje nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo erdhi për fat të keq nga socialistët, që nuk e priste njeri në fakt, pasi në atë kohë në Greqi ishte në qeverisje PASOK-u dhe mund të pritej që marrëdhëniet e mira mes Papandreut dhe Ramës ta ndalonin zhbërjen e kësaj marrëveshje”, shprehet Tsipra.
Diku vijuar më tej për këtë çështje, Alexis Tsipras shtoi se Greqia po vuan pasojat e gabimeve të saj, ndërsa është shprehur se kjo marrëveshje duhet vendosur përmes dialogut dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare, por ka theksuar që duhen vendosur edhe “vijat e kuqe”
“Por ama, edhe ne si shtet nuk bëmë ato që duhet të bënim për të ndaluar rrëzimin e kësaj marrëveshje, sepse në të njëjtën kohë që pranojmë vendimin e tyre për ta cuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje të cilën e kishim firmosur bashkarisht, i dhamë dritën jeshile Shqipërisë për cështje që kishin të bënin me ftesën për në NATO apo Bashkimin Europian. Sigurisht që ishte edhe faji jonë që këtë marrëveshje nuk e sollëm në Kuvend për ratifikim. Pra, kemi bërë gabime në të shkuarën. Sot këto gabime po i paguajmë. Në çdo rast dua t’ju them se këto çështje duhet të zgjidhen me seriozitet dhe duke u mbështetur në ligjet e së drejtës ndërkombëtare. Duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe bashkëpunimit, por që të mundet dikush të jetë i saktë duhet që të vendosë vija të kuqe”, deklaroi Tsipra.
Cështja e zonave të ekskluzivitetit ekonomik në detin Jon është një problem i mprehtë mes dy vendeve tona. Pas firmosjes nga ana e qeverisë “Berisha”, Partia Socialiste, atë kohë në opozitë, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje, e cila më pas e shpalli të pavlefshme.
KOHA JONË SONDAZH

