Pakti me Italinë, Shpëtim Idrizi vlerëson qeverinë Rama: Të arrihet edhe për shqiptarët në Greqi
Kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka përgëzuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve. Idrizi pohon se shpreson që një marrëveshje e ngjashme të arrihet dhe me Greqinë.
“Dua të shpreh vlerësimin për marrëveshjen ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për pensionet. Marrëveshje e jashtëzakonshme e arritur pas shumë mundesh. Është për tu përshëndetur kjo arritje që është bërë falë një vendi mik si Italia.
Gjithmonë kam theksuar rëndësinë që kanë për shqiptarët marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë. Uroj që së shpejti kjo marrëveshje të bëhet dhe me Greqinë për tu mundësuar shqiptarëve që jetojnë atje dhe që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore”.