Pakti për Presidentin/ Mazhoranca dhe Alibeaj arrijnë marrëveshje
Mazhoranca ka pranuar draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj në takimin e sotëm për zgjedhjen e Presidentit.
Përfaqësuesi i PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të presë propozimet e opozitës deri në raundin e tretë.
“Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Sillni propozimet, i doni siç tha zoti Gjiknuri, atëherë bëjeni si ta doni ju. Mos harroni, nëse doni të konsultoheni me ne na thoni kur. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Raundin e katërt e zgjedhim ne”, u shpreh Balla.
Ndërsa Alibeaj deklaroi: “Po, por ki parasysh dhe një gjë, çdo shkelje e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes”.