Pala greke në pritje të lëvizjeve të radhës nga Rama! Athinë është në konsultim me Belerin

Gazeta greke ‘Kathimerini” shkruan sot se Athina është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës’ sa i takon çështjes Beleri.

“Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro, i cili përballë Fredi Belerit humbi në zgjedhjet e majit, por vazhdon të qëndrojë në detyre”, shkruan gazeta.

Pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.

Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një sfond shumë intensiv diplomatik dhe shkëmbime mes Athinës dhe Tiranës në nivele të ndryshme.

E përditshmja greke citon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili një ditë më parë në konferecën me gazetarët tha se “ka negociata, ide dhe angazhime nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”.

SHKARKO APP