Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë, debate për kërkesat e Ramës dhe Veliajn

Mes debateve që nuk mungojnë asnjëherë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit të Kongreseve, pasi godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti, pyeti nëse brenda territorit të godinës do të ndërtohej ndonjë kullë e re, por kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani, tha se nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë. ”Kështu thatë edhe për fushën rreth stadiumit Selman Stërmasi, prandaj kemi të drejtë të dyshojmë”, tha këshilltari demokrat, Dorian Teliti.

Këshilltarët e opozitës gjithashtu kërkuan që të futej në rend të ditës edhe çështja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për të cilin thanë se i duhej kërkuar Këshillit të Ministrave që ta shkarkonte. “Veliaj tashmë nuk është më person nën hetim, por i pandehur”, tha Teliti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozitarët kërkuan edhe që Këshilli Bashkiak të mbante një qëndrim për kërkesën e kryeministrit Rama për largimin e të gjithë drejtorëve dhe nënkryetarëve të bashkisë. “Na erdhi një e-mail nga zonja (Joleza, anëtare e PS në Këshillin Bashkiak) Koka, ku shprehte se ishte e shqetësuar për Palestinën. Por nuk thoni asnjë fjalë, për pushtimin që Edi Rama i ka bërë Bashkisë së Tiranës, duke shkelur ligjin për autonominë vendore”, tha këshilltarja tjetër e opozitës, Ilda Zhulali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?