“Pallati në Rrugën e Elbasanit po ngrihet. Pse nuk e ndal askush?”
Deputeti Erjon Braçe ka denoncuar sot nisjen e punimeve të një ndërtimi në Tiranë. Projekti për një pallat 9 katësh u ndalua gjatë fushatës pas denoncimeve që bëri Braçe dhe shoqëria civile. Megjithatë, pas përfundimit të zgjedhjeve ka 7 ditë që puna ka nisur normalisht.
Postimi i plotë në FB:
“E dine te gjithe, se ndal kush!! Përbindeshi i betonit po ngrihet!! A e mbani mend se si; Mu ne mes te fushates, ne rrugen per Elbasan. Midis Shtepise se Femijeve dhe Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja. Lulzim Basha dha leje te shembet nje shtepi e vjeter e te ndertohet ne beton, nje tjeter perbindesh 9 katesh?!
Atekohe, ne mes te fushates, me vendosmeri u ndal! Por, ka te pakten 7 dite qe ketu ndertohet!! Shiheni! Ka dy mjete, njeri shpon dhe tjetri qe betonon!! E dine te gjithe!
Une jam kujdesur qe ta dine! Tani nje pyetje kam; E kishim gabim ne fushate apo e kemi gabim tani? Per te gjithe edhe nje here. Perbindeshi i betonit i shkon cep me cep Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja dhe Shtepise se Femijeve!”.