Pallati tek diga, dorëhiqet gjyqtari Arjan Qafa. Tregon akt civil
Një nga tre gjyqtarët e çështjes së padisë së Bashkisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen nga procesi gjyqësor. Qafa bëri një akt civil ndonëse nuk kishte asnjë shkelje ligjore duke e gjykuar çështjen.
Arjan Qafa vendosi të dorëhiqet pasditen e kësaj të marte, vendim i cili është pranuar nga gjykata. Avokatura e Shtetit dhe IKMT-ja kishin kërkuar përjashtimin e dy gjyqtarëve nga procesi gjyqësor.
Gjykata kishte paralajmëruar se vendimin për kërkesën do të shqyrtohej gjatë ditës së nesërme, por me dorëheqjen e njërit prej gjyqtarëve duket se çështja është “lehtësuar”.
Treshja e gjyqtarëve po gjykon padinë e Bashkisë së Tiranës kundër ndërtimit të një pallati 17 katesh pranë digës së liqenit artificial në kryeqytet, padi e cila është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të shumta.
KOHA JONË SONDAZH

