Paloka: Ambasadori Lu të flasë për drogën, mos heshtë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka mohuar që selia blu të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report tv, Paloka ka ripërsëritur qëndrimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se asnjë ambasador nuk mund ta përcaktojë linjën politike të PD.

Kreu i grupit demokrat ka këmbëngulur që ambasadori amerikan duhet të ishte shprehur për çështjen e drogës në vend dhe jo të qëndronte në heshtje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, është e papranueshme që të mos flasë, sidomos pas deklaratës së Kryeministrit i cili ftoi opozitën që akuzat e saj t’ia paraqesë ambasadorit amerikan

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?