Paloka: Çdo fatkeqësi për shqiptarët, një rast më shumë për të vjedhur për qeverinë!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për tenderin e qeverisë që bleu pajisjet mjekësore me dyfishin e çmimit real.

Përmes një postimi në “Facebook” thekson se e vetmja gjë që nuk ndalet as në kohë fatkeqësie, është vjedhja e qeverisë së Ramës.

“E vetmja gje qe nuk ndalet as ne kohe fatkeqesie , eshte vjedhja e qeveritareve te Rames…perkundrazi, cdo fatkeqesi per shqiptaret eshte nje rast me shume per te vjedhur!”, shkruan Paloka.
Sot në një dalje publike nga jashtë ministrisë së Shëndetësisë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në emër të PD-së Vokshi tha se qeveria i bleu me 2 fishin e çmimit të tregut këto pajisje mjekësore.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me abuzimet me tenderat për pajisjet mjekësore. Në një deklaratë për mediat Ministria e Shëndetësisë i cilëson qëndrimet e Partisë Demokratike si shpifje.

“Shpifjet e radhës nuk do e ndihmojnë dot Partinë Demokratike të dalë nga bataku ku e ka katandisur veten, në vend që sot të ishte shembull i një opozite konstruktuve dhe bashkëpunuese.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar dhe do të vazhdojë të sigurojë – duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin – mjetet e mbrojtjes personale për personelin mjekësor në këtë situatë pandemie, sepse prioritet i yni është mbrojtja e shëndetit të mjekëve, infermierëve dhe stafeve mbështetëse që ndodhen në vijën e parë të zjarrit, në këtë krizë të paprecedent”,- thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

SHKARKO APP