Paloka: Çfarë di Balla për komunikimin e shefit të tij me Dajtin në burg?

Përkujtimi i 4 oficerëve të policisë, të vrarë nga Dritan Dajti është kthyer në mollë sherri mes opozitës dhe qeverisë. Lulzim Basha foli për drejtësinë e vonuar ndaj oficerëve të policisë të vrarë 11 vite më parë, ku thotë se Rilindja po kërkon ta lirojë nga burgu Dajtin me çdo mekanizëm të mundshëm. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i është drejtuar me disa pyetje kreut të grupit parlament të PS-së, Taulant Balla.

Postimi i plotë

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?

Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?

Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?

Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?

A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet.

https://arkiva.kohajone.com/basha-kujton-4-oficeret-e-ndjere-te-antimafias-replikon-balla-sharrojme/

https://arkiva.kohajone.com/4-policet-e-vrare-basha-deshmoret-po-rivriten-nga-qeveria-eshte-ortake-e-krimit/

SHKARKO APP