Paloka: Drejtësia jo peng i “Rilindjes”, Balla të përgjigjet për tenderat

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me pushimin e çështjes ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, të cilët akuzoheshin për përfshirje në lobimin rus. Paloka thotë se “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht , siç ka bërë jo në pak raste të tjera. Ai gjithashtu shkruan se Taulant Balla duhet të dalë para drejtësisë dhe të jap llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant.

SHKARKO APP