Paloka i kthehet Spiropalit: Moj “Nafije e Partisë”, kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit, kërkoji foton e saktë, se ky nuk është Gahler
Nënnkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kthyer ashpër zëdhënëses së Edi Ramës, Elisa Spiropalit për sulmin e saj ndaj zëdhënësit për Punët e Jashtme i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler. Paloka deklaron se sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën.
Reagimi i Palokës
Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka pasur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal.
Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën:
Me ndryshimet e njëanshme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.
Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë.
Tradhti ndaj interesave të shqiptarëve është të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin.
Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve.
Dhe një sqarim të fundit vetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler.
Zëdhënësja e Ramës nuk i njeh “armiqtë” e kryetarit
Elisa Spiropali në kuadër të sulmit ndaj zëdhënësit të PPE-ve, Michael Gahler publikoi dhe këtë foto me pretendimin se në deklaratën e tij duke folur në emër të PPE-ve ai është i dyshimtë në qëndrimin e tij dhe se po favorizon kryedemokratin Lulzim Basha.
Në fakt, zëdhënësja e Qeverisë në nxitim e sipër për t’i dhënë një përgjigje zyrtarit gjerman publikoi foton e mësipërme, në përpjekje për të bindur opinionin mbarë-socialist se sulmi i tij ndaj qeverisë “Rama” për ndryshimin komunist të Kushtetutës dje në Kuvend, ishte thjesht i njëanshëm.
Por ministrja Elisa Spiropali bën dy gabime me dashje në reagimin e saj. Së pari, ajo publikon një foto ku shfaqen ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu me deputetin gjerman, Albert Ëeiler. Pra, ky është deputet dhe jo Michael Gahler, zëdhënësi i grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, PPE.
Dhe së dyti, Spiropali nuk i thotë “fansave” të saj virtualë se PPE është grupimi politik i qëndrës së djathtë dhe Partia Demokratike është pjesë e këtij grupimi. Ashtu siç Partia Socialiste ku bën pjesë edhe Spiropali tashmë është pjesë e Internacionales Socialiste.