Paloka i kundërpërgjigjet Ramës: Nxitës për përshkallëzim të situatës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjet që pasuan nga vrasja e të riut Klodian Rashës. Sipas Palokës, Rama vazhdon të provokojë, duke nxitur përshkallëzimin e situatës, ndërsa shton se ai ia lë fajin të tjerëve. Demokrati shton se çdo kryeministër normal do të përpiqej që të qetësonte situatën.

Reagimi i Palokës

Rama vazhdon te provokoje e manipuloje duke nxitur keshtu pershkallezimin e situates e duke dashur si gjithnje ta gjej fajin tek te tjeret. Cdo kryeminister normal do te perpiqej te qetesonte situaten e te jepte mesazhe paqtuese , po jo Rama!

Mbreme te rinjte e revoltuar i quajti “lukuni halabakesh” e “te paguar nga opozita”. Sot ben te njejten gje. Me qellim nuk pranon ta shoh realitetin ne sy po perpiqet ta manipuloje sic ben rendom!

Kete bente dhe Ramiz Alia ne ‘91…Kete beri dhe Caushesku me pare…!

Ne se Rama i beson ato qe thote dhe ka vendosur te bej arrogantin dhe cubin deri ne fund , atehere kot nuk ben Rucin minister te brendshem e ta dergoj dhe nje here ne Shkoder…!

Po ata qe e njohin mire Ramen e dijne dhe deri ku i arrijne keto shfaqjet me arrogance dhe si transformohet ne nje jargavites qaraman sapo ta shoh qe ka mbetur i vetem perball zemerimit te ligjshem!

E ne se eshte dikush qe duhet “ta harroje” ate qe ka ne koke, eshte pikerisht Rama; ta harroje se do manipuloje e deformoje vullnetin e nje populli qe po shperthen nga zemerimi dhe urrejtja. Harroje te prekesh votat e shqiptareve me 25 prill, ndryshe nuk do kesh mundesi te fshihesh ne realitetet virtuale qe krijon vete!

SHKARKO APP