Paloka i përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar. Më 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Paloka ka publikuar një video të Edi Ramës me ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, kur kryeministri dilte garant se ligji i dekriminalizimit nuk do ta prektë kryebashkiakun e tij.

“Është më se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. S’ke faj. Të ka nxjerrë ashtu siç je para shqiptarëve dhe ndërkombëtare një hajdut dhe bashkëpunëtorë kriminelesh e përdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Më 25 prill ti humbet, Shqipëria fiton”,- shprehet Paloka në reagimin e tij.

SHKARKO APP