Paloka i përgjigjet Ramës për ekspertët: Gjermania bën 500 mijë teste në javë për COVID-19
Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur Ramës lidhur me ekspertët gjermanë dhe konfirmimin për strategjinë e duhur të testimeve.
Paloka thotë se Gjermania bën 500 mijë testë në javë madje ka dhe pika ku i bën tamponi udhëtarëve me makina.
Sipas Palokës kjo është strategjia e vendit më të suksesshëm të Europës dhe jo ajo e Ramës nga bunkeri.
STATUSI I EDI PALOKËS
Ne Gjermani behen per qytetaret gjermane 500 mije teste ne jave per corona virusin. Gjermania ka ngritur dhe pika ambulante neper rruge qe ju a merr tamponin gjithe atyre qe udhetojne me makina. Kjo eshte strategjia qe ndjek vendi me i suksesshem ne Evrope.
Nderkohe nga bunkeri, Rama: “U njoha me ekspertet gjermane te Merkelit, hengrem dhe nje dreke . E kaluam aq bukur…
Ata me rekomanduan te mos bej teste tek asimptomatiket dhe une i terhoqa. Njerezore…”