Paloka i përgjigjet Ramës: Shqipëria është skllavëruar nga kryeministri i PPP-ve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas fjalës së tij në asamblenë e Partisë Socialiste. Paloka thotë se Shqipëria është skllavëruar nga një kryeministër që ka punuar në dy mandate për ta mbjellë Shqipërinë me drogë dhe për të vjedhur buxhetin me PPP. Ai thotë se vendi është kthyer në një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët .

“Shqipëria e varfër dhe shqiptarët e mjeruar janë emblema e Shqipërisë së Ramës. 36% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë sipas Bankës Botërore, këto janë rezultatet e politikës fiskale të Ramës. Shqiptarët e shtresës së mesme pritet ta popullojnë këtë grup, pasi Banka Botërore paralajmëron se 41% e shqiptarëve do të jenë pjesë e kësaj shtrese.

Sot Shqipëria është kthyer në një shtëpi që boshatiset nga shqiptarët. Edhe në këtë vit pandemie numri i shqiptarëve që largohen për 100 mijë banorë është më i larti në rajon dhe i dyti në botë.

Kryeministri që premton taksa të ndershme sot ka nisur të taksojë me 23% ata shqiptarë që punojnë në dy punë për të nxjerrë bukën e gojës”,- tha Edi Paloka.

Ai shtoi se “Shqipëria është e papunë. Shqipëria është e skllavëruar nga një kryeministër që ka punuar në dy mandate për ta mbjellë Shqipërinë me drogë dhe për të vjedhur buxhetin me PPP.

Shqipëria e karburantit më të shtrenjtë nga ku 50% e çmimit është taksë për qeverinë. Shqipëria e 157 mijë të papunëve që i dëshmon vetë drejtoria e taksave dhe tatimeve në vend. Shqipëria e 37 mijë bizneseve të mbyllura vetëm në pak muaj pas pandemisë. Shqipëria që qeveriset nga zullumet e kryeministrit të specialistëve që ka dhënë 72 mln euro për inceneratorët”.

 

SHKARKO APP