Paloka ironi me “Turin”: Prite Zot kur të dali ndonjë ditë e të kerkojë lista të hapura pa koalicione

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka nuk ka kursyer ironinë me personazhin e Turit, për të cilin maturantët kishin ankesa se pyetjet rreth tij në provimin e Gjuhë-Letërsisë ishin të pakuptimta.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan: “Prite Zot kur Turi të dalë të kërkojë lista të hapura pa koalicione”.

Ndërkohë maturantët do të protestojnë sërish sot në disa qytete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje (13 qershor) disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë-Letërsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Maturantët kërkojnë gjithashtu që të mos shkruajnë emrat e tyre në tezat e provimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?