Edi Paloka: Ish-luftëtarët e UÇK në Hagë, kurse Rama vijon lojën e Beogradit

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për procesin e nisur sot në Hagë, ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Përmes një postimi në facebook, Paloka thotë se sot kur ish-luftëtarët e UÇK kanë nevojë për mbështetje, kur të gjithë duhet te jemi në krah të Kosovës për të mos lejuar baltën e Beogradit ta bëjë pis, kryeministri Edi Rama vijon sipas tij, që të bëjë lojën e Serbisë.

”Skandaloze! Sot kur ish luftëtarët e UÇK kanë nevojë për mbështetje, kur të gjithë duhet te jemi në krah të Kosovës për të mos lejuar baltën e Beogradit ta bëjë pis, Edi Rama vazhdon të bëjë lojën e Serbisë. Pse?”,-shkruan Paloka.

SHKARKO APP