Paloka kërkon testin e drogës për Ramën
Deputeti i PD, Edi Paloka, në një prononcim për gazetarët tha se ka kërkuar në gjykatë testin e drogës për kryeministrin Rama. Deklarata e tij u bë kur u zhvillua seanca e radhës në Gjykatën e Lartë, lidhur me padinë e kryeministrit Rama ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, i akuzuar për shpifje.
“Kokaina, siç thashë edhe në seancë, nuk shitet te tregu i zarzavateve. Për mua është një nga provat që tregon lidhjen e kryeministrit me krimin. Kërkova administrimin e tabulateve telefonike nga 20 janari 2011 edhe kjo kërkesë për të vërtetuar që ky kryeministër në vete të parë ka komunikuar me njerëz të inkriminuar.
Paraqita dy nga procesverbalet e seancave të fundit parlamentare, ku haptazi Edi Rama që pretendon se i ka hapur këto procese për të ndryshuar rregullat e kësaj politike të qelbur", u shpreh ai.