Paloka: “Kupola e mafias në krye të shtetit”
Edi Paloka dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kanë dhënë dëshmitë e tyre në prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me atentatin që po i përgatitej deputetit, Tom Doshi.
Vasili ka qenë i pari që ka dalë nga prokuroria dhe nuk ka dhënë deklaratë për median, ndërkohë që mësohet se ai ka dhënë dëshmi në lidhje me dokumentin e djeshëm që “Tom Doshi i ka dhënë një banesë bashkëshortes së Petrit Çinarit”.
Më pas ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ai i cilifoli për median pasi doli nga prokuroria.
“Të gjitha ngjarjet po tregojnë se vjen era mafje.
Informacionet që thashë në prokurori, i thashë atje.
Faktet për presion ndaj drejtësisë, janë publike, përderisa, Ilir Meta vazhdon të jetë kryetari parlamenti, Edi Rama, kryeministër, Saimir Tahiri ministër i Brendshëm.
Kanë dalë Rama dhe Meta e kanë thënë që kjo çështje është e mbyllur, është lojë, telenovelë, qesharaka.
Ky është presion.
Kjo maxhorancë është e implikuar rëndë në këtë çështje, me të paktën 6 muajt e fshehjes edhe nëse historia të mos dalë e vërtetë.
Kjo kupolë e mafias dhe e shtetit e ka fshehur për 6 muaj”, tha Paloka.