Paloka-Nishani: Kushtetuesja, të zbatohen ligjet që janë në fuqi

Për sa kohë reforma në drejtësi nuk është miratuar, kandidaturat për në Gjykatën Kushtetuese do të përzgjidhen nga ligjet në fuqi, është shprehur kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, pas takimit me presidentin Bujar Nishani.

Kreu i shtetit është duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me kandidaturat e paraqitura për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“U njohëm nga presidenti me kandidaturat. Nuk kemi asnjë preferencë, as kundërshti për emrat, pasi janë zbatuar kriteret. Duhet të zbatojmë ligjet që janë në fuqi, për sa kohë reforma në drejtësi nuk është miratuar”, është shprehur Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të procedurave të shpallura nga kreu i shtetit, u paraqitën 15 kandidatura për dy vende vakante, pas përfundimit të mandatit të Sokol Berberit dhe Vladimir Kristos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?