Paloka: Një ngjarje e jashtëzakonshme rikthimi i opozitës në parlament

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka bëri të ditur se demokratët kërkojnë ndryshim të rendit të ditës, duke propozuar që seanca të nisë me miratimin e rezolutës dhe më pas të votohen vetëm marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk kërkojnë debat politik.

“Nuk mund ta konsiderosh një ngjarje të zakonshme rikthimin e opozitës në parlament. Eshtë bërë pas një bojkoti të gjatë e negociatave të gjata mes palëve. Kërkuam që konferenca e kryetarëve të përcaktojë mënyrën se si do procedojmë. Eshtë e logjikshme të trajtohet fillimisht rezoluta në parlament. Pa u miratuar kjo rezolutë nuk do të ishte e logjikshme që ne të hyjmë në parlament. Që të futen në diskutim pr/ligje të rëndësishme, ndërkohë që jemi në një situatë të veçantë nuk është normale. Kërkuam që këto pr/ligje të shtyhen për një seancë tjetër. Sot të miratohet rezoluta. Pas një ore vendosëm të fillojë seanca”- deklaroi Paloka.

SHKARKO APP