Paloka: Nuk ka përçarje të strukturave të PD në Dibër

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për organizimin e nevojshëm lidhur me zgjedhjet që do të zhvillohen në Bashkinë e Dibrës.

Sipas Nënkryetarit Edi Paloka, grupi u mblodh sot për të organizuar atë që ai e cilësoi fitore të kandidatit demokrat në Dibër.

Për Palokën, askush në Dibër nuk duhet të përfaqësojë më Edi Ramën në pushtet, ndonëse shtoi se nuk ka koment për figurën e kandidatit të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do ta shohim sesi do të sillet në fushatët dhe nëse ai do të jetë pjesë e lojës së Edi Ramës për të marrë atë që nuk i takon, nëse do të hyjë me poshtërsi e pisllëqe në fushatë, natyrisht do marrë atë që meriton. Por, n nuk dua të paragjykoj, do ta shikojmë. Ky kandidat që përfaqëson PS-në, është koincidencë që ka mbiemrin Rama, por askush në Dibër nuk duhet të përfaqësojë më Ramën në pushtet.”-tha Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka më pas përjashtoi mundësinë e përçarjes së strukturave të Partisë Demokratike në Dibër si një vit më parë: “Shefredin Shehu është një figurë që meriton vlerësimin e dibranëve dhe të strukturave tona. Ai nderon Dibrën dhe PD­në. Strukturat tona në Dibër duhet të ndihen mëse të kënaqura me kandidatin dhe do të punojmë pa rezerva për ta çuar Shehun në fitoren e këtyre zgjedhjeve, – shtoi ai. – Këtë herë nuk ka përçarje si në zgjedhjet e fundit. Kush del kundër Partisë Demokratike brenda strukturave tona, do të trajtohet si kundërshtari ynë dhe do të marrë përgjigjen e merituar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?