Paloka paralajmëron tensione: Edvin, priti protestuesit te dera
Partia Demokratike paralajmëron tensione në protestën e 26 majit. Në një reagim pas deklaratës së Edi Ramës, deputeti i PD-së Edi Paloka thotë se kryeministri duhet t’i presë te dera protestuesit që do vijnë në sheh.
Ditën e sotme Edi Rama deklaroi se akuzat e PD ndaj ministrit të Brendshëm nuk qëndrojnë dhe se qeveria do të priste provat shkencore nga prokuroria, lidhur me adio-përgjimin.
Deklarata e plotë e Edi Palokës:
“E nxorri koken fare pak nga llumi , sa per te treguar se po kapen fundin.
Sa me shume perpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet.
Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizen per pergjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferences me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizen e prokurorise se tij.
Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra…
Edvin , je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurine tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve .
Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera…”.
KOHA JONË SONDAZH

