Paloka: PD s’ka përplasje me SHBA, Ambasadori Lu të flasë për drogën

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka deklaruar edhe njëherë qëndrimin kundër importimit të mbetjeve që ka PD-ja dhe pse opozita ka ndryshuar në kahun pozitiv qëndrimin. Në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Paloka është shprehur se qeveria e shkuar gaboi me propozimin e këtij ligji. “Ne ndryshuam në kahun pozitiv. Ndryshimi i Ramës nuk ka shqiptar ta marrë të sinqertë. Ato ndërmarrje riciklimi që thotë Rama ishin edhe para 3 vjetësh”, tha Paloka.

Ai shtoi se opozita e ka kundërshtuar këtë ligj me argumentin se qeveria është e paaftë për të kontrolluar atë që hyn brenda vendit. “Rama ka ndryshuar pozicion në një formë shumë interesante. Gjithçka ka pështyrë dje, e lëpin sot me një epsh të paparë. Ne jemi kundër për të gjitha ato rreziqe që ne kemi thënë. Nuk dua t’u kthehem atyre që ka thënë Rama 3 vjet më parë. Një qeveri që nuk kontrollon dot as ushqimet, që i bëhen pista avionësh për drogë vetëm pak km nga Tirana. Një qeveri që nuk jep asnjë siguri, që mund ti kalojë çdo gjë, jo vetëm mbetjet, jo vetëm plehrat e grumbulluara në rajon, që ne i dimë”, tha ai.

Në lidhje me kërkesën për referendum që PD-ja i ka paraqitur Parlamentit, Paloka tha se maxhoranca po shfrytëzon instrumentet procedurale për ta shtyrë, pot nuk mund ta refuzojë. “Ne kemi depozituar në Parlament kërkesën për referendum. Nuk ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve. Aty nuk ka vend për procedura, aty është çështja do apo nuk do, pra duhet vullneti politik. Më kanë thënë që nuk bëhet kuorumi në Konferencën e Kryetarëve. Nëse ndalohet futja e mbetjeve me referendum, nuk ka as Parlament as qeveri ta fusë këtë ligj. Edhe nëse një qeveri tjetër përpiqet ta fusë këtë ligj, është e pamundur”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Paloka i pyetur për marrëdhëniet mes PD-së dhe Ambasadorit Lu, mohoi që selia blu të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se asnjë ambasador nuk mund ta përcaktojë linjën politike të PD. Kreu i grupit demokrat ka këmbëngulur që ambasadori amerikan duhet të ishte shprehur për çështjen e drogës në vend dhe jo të qëndronte në heshtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, është e papranueshme që të mos flasë, sidomos pas deklaratës së Kryeministrit i cili ftoi opozitën që akuzat e saj t’ia paraqesë ambasadorit amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?