Paloka: Protesta, Rama-Meta të mos provokojnë

Kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, u bëri sot thirrje Ramës e Metës, sipas tij që të mos provokojnë.

“Jemi për protestë paqësore. Protesta jone paqesore jo si 21 janari, por Rama e Meta të mos provokojnë pasi do të mbajnë të gjithë përgjegjësitë.

Kjo maxhorancë të mos guxojë të provokojë njerëzit. Do protestojnë qetësisht”, tha deputeti demokrat nga ambjentet jashtë Kuvendit.

“Duan të protestojnë qetësisht, prandaj mos i provokojnë as duke u ngritur prita, as me vullnetarët e Enverit që kanë mbledhur dikur vetëm për të provokuar sepse përndryshe të gjithë përgjegjësinë do ta mbajnë vetë. Edhe njëherë e theksoj, qytetarët po vijnë të protestojnë qetësisht për problemet e tyre kundër kësaj qeverie që duhet të ikë një orë e më parë. Ne jemi të parët që nuk duam të përsëritet një 21 janar. 21 janari nuk ishte rastësi, nuk ishte një grup njerëzish që shpëtuan nga kontrolli i Edi Ramës, por ishte një grup njerëzish i vënë nën kontrollin e Edi Ramës. U qëllua policia e shtetit nga banditët e Edi Ramës. Ne nuk duam asnjë përplasje, jemi vetëm për protesta paqësore derisa kjo qeveri të largohet, por maxhoranca mos të guxojë t’i provokojë njerëzit me qëllim. Edhe ambasadat dhe institucionet e dinë për skenaret që kanë përgatitur edhe për sot Ilir Meta me Edvin Ramën. Hiqni pritat dhe largoni vullnetarët e Enverit nëse nuk doni të ikni sot nga qeveria”, shtoi gjithashtu Paloka.

SHKARKO APP