Paloka: PS presion ndaj opozitës, Prokurorisë dhe qytetarëve
Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka e konsideroi si një presion të qartë që Partia Socialiste po ushtron ndaj opozitës, pas paraqitjes së kërkesës për verifikimin e 57 kandidatëve për Kryetar Bashkie nga 61 të zyrtarizuar nga PD.
Një ditë pasi Taulant Balla, nënkryetar i Grupit Parlamentar socialist, nga foltorja e Kuvendit artikuloi këkrkesën që PS i ka bërë prokurorisë për verifikimin e 57 kandidatëve të opozitës, Paloka ka reaguar duke e cilësuar atë si një presion edhe ndaj organit të akuzës dhe vetë qytetarëve që do të votojnë më 21 Qershor.
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike thotë se kërkesa e PS drejtuar prokurorisë për verifikimi e 57 kandidatëve, është abuzim i hapur me pushtetin.
“Rruga e gjetur nga Partia Socialiste është abuzive, kërkon që nëpërmjet forcës së pushtetit të bëjë presion qoftë edhe mbi Prokurorinë për kandidatët e Partisë Demokratike.
Por edhe mbi qytetarët. Është një formë për t’i treguar kujtdo që nëse ju na dilni ne mund të bëjmë gjithçka që kemi në pushtet”, tha Paloka.
Sipas tij, zgjidhja nuk vjen përmes Prokurorisë, pasi dekriminalizmi realizohet përmes ligjit që siguronte këtë proces.
Por sipas Edi Palokës kjo nuk i leverdis qeverisë pasi në listë ka kandidatë që janë vërtetuar përmes dokumenteve se janë të inkriminuar.
“Përderisa nuk u pranua pr/ligji kishte një qëllim pse nuk u pranua. Nuk besoj se taulant Ballës apo Edi Ramës nuk i pëlqeu boja me të cilin ishte shkruar projektligji. Kandidatët e PS nga ai ligj do të digjeshin direkt dhe kjo nuk u interesonte. Ju garantojë se kandidatët e PD nuk ka asnjë me probleme apo me rekorde kriminale”, tha Paloka.