Paloka-Qeverisë: Kush është banda me uniformë policie?

Kreu i Grupit Parlamentar i PD në lidhje me ngjarjen në Elbasan, duke iu drejtuar ministrit Tahir dhe kryeministrit Rama tha se kush është banda që qarkullon cep më cep me uniformë policie.

Paloka tha se kjo që po ndodh në Shiqipëri, sidomos këtë muaj është një turp dhe sipas tij, Tahiri nuk duhet të ishte sot në Parlament.

Paloka: Është e turpshme që ky vazhdon të vijë në Parlament njëherë sepse me atë që po ndodh në Shqipëri vetëm këtu muaj, pa i marrë parasysh se çfarë ka ndodhur përpara, ky zotria nuk duhet të ishte këtu. Nuk e di a kishin kamera ata me uniformë policie dje në Elbasan, ata që vranë 3 dhe plagosën 6 të tjerë. Këtë duhet të na thotë ky. Kush është kjo banda me uniformë policie që bredh nga cepi në cep dhe duket skur zbaton porosi. Këtë të tregojë kjy ministri dhe jo të na jo të na bëjë dëngla këtu për deklaratat tona për Ben Blushin.  Imagjino ca kryeministri, nxjerr ministrin e Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Paloka tha se qeveria duhet ti japë përgjigje kryeprokurorit Llalla në lidhje me deklaratën e tij se ka banda të lidhura me zyrtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka: Jepi përgjigjë kryeprokurotit që tha janë banda të lidhura me zyrtarët prandaj nuk i kapim dot. Është bërë Durrësi si kabuli dhe Shqipëria si Siria. Është akuzë për ju, bandat po bëjnë qejf në Shqipëri sepse janë të lidhur me zyrtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?