Paloka: Rama, e keqja e vendit! Opozita parlamentare përgjegjëse që mban me frymëmarrje artificiale qenien më të urryer të shqiptarëve
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shprehet se deputetët e opozitës parlamentare do të mbajnë përgjegjësi e do të ndëshkohen që mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, por edhe ata që e “mbajnë me frymëmarrje artificiale qenien më të urryer, të keqen më të madhe që u ka rënë shqiptarëve, do të ndëshkohen”.
Postimi i plotë i Palokës në Facebook
Jam marrë me Ramën deri tani dhe me të drejtë, ai është e keqja e këtij vendi. Po mos mendojë asnjë nga ata që kanë hyrë në atë Parlament me votat e opozitës se nesër do të harrohen! Ata, duke shkelur mbi besimin dhe interesat jetike të shqiptarëve, po mbajnë me frymëmarrje artificiale qenien më të urryer, të keqen më të madhe që u ka rënë shqiptarëve! Po të jenë të bindur që nuk do të kenë mundesinë të zhduken nesër si hije, pa mbajtur pergjegjësi…Ndëshkim do ketë dhe për shërbetorët!