Edi Paloka: Edi Rama kërkon që të marrë edhe Shkodrën!

Kryeministri Rama po organizohet që të marrë edhe bashkinë e Shkodrës. Në këtë kontenst mbetet edhe kalimi i deputetit të Ilir Metës, në kampin e PS, Agron Çelës.

Ndaj deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama nga Shkodra.

Paloka mes të tjerash tha se më 14 maj nuk është betejë thjeshtë për Shkodrën, por është shumë më shumë se aq.

“Shqipëria ka nevojë për Shkodrën. Ka nevojë për djem dhe vajza që ta ndryshojnë historinë sepse sot për fat të keq kemi prapë në krye pinjollët e bllokut. Pavarësisht se përpiqet herë pas here të ndryshojë historinë dhe të dalë sikur ka qenë protagonist i ndryshimeve, por jo. Ka patur një grup aty brenda komunistëve ndër të cilët ishte edhe babai i Edi Ramës, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor që firmoste edhe në ’89 pushkatime poetësh. Edi Rama sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në atë kohë. E shihni tentativën e fundit të tij, kërkon të marrë edhe Shkodrën, jo pa qëllim po i bën gjithë këto lëvizje, kërkon të thyejë edhe bastionin e antikomunizmit për të çuar në vend një amanet të baballarëve të tyre. Nuk është se i duhet një bashki më shumë, jo, por me Shkodrën e do se është antikomuniste dhe kërkon ta rikthejë gjithë historinë mbrapsht për të thënë; ‘ja unë e mposhta edhe bastionin më të fortë të antikomunizmit në Shqipëri’. Prandaj sot gjithë shkodranët pavarësisht pakënaqësive na takon të jemi të bashkë. Me 14 maj nuk kemi betejë të lehtë, nuk është betejë thjeshtë për Shkodrën, jo, është shumë më shumë se aq”, tha Paloka.

SHKARKO APP