Paloka: Rama largohet veç me përballje

Partia Demokratike nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjeve të parakohshme me qeveri teknike, e për këtë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në protesta. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është i bindur se e vetmja e vetmja rrugë për largimin e Ramës është përballja.

”Me Ramën nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes. Ai do të vazhdojë të zvarritet dhe të tërheqë zvarrë dhe shqiptarët dhe Shqipërinë”. Opozitën në këto kushte, tha Paloka, e mbajnë vetëm rekomandimet e Bundestagut gjerman, veçanërisht reforma zgjedhore.

Opozita tashmë nuk pranon vetëm zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sa i përket debatit për reformën zgjedhore, Paloka, tha se të gjithë ata që fajin ja vënë sistemit, i shërbejnë Edi Ramës. ”Ata që vazhdojnë dhe ngulin këmbë për sistemin, ja vënë fajin sistemit, në rastin më të mirë janë naivë, në rastin më të keq janë njerëz që i shërbejnë Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?