Paloka: Rama në 2017 bëri gjithçka dhe nuk mori më shumë se 7 mandate në Durrës, sot kemi shpresë

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti Edi Paloka u shpreh se Durrësi ka qenë historikisht i djathtë dhe shtoi se në 2017, me gjithë burimet e tij Rama nuk mori dot më shumë se 7 mandate.

Paloka: Durrësi ka qenë historikisht i djathtë, prandaj kemi një arsye për të shpresuar. Ndaj kësaj qeveri ka një urrejtje të hapur në të gjithë vendin. Shumë socialistë që i takoj më thonë që të iku, disa e thonë hapur disa jo.

Ne si opozitë në vitin 2017 ishim jashtë loje, duhet ta pranojmë. Nuk ka rëndësi për fajin e kujt. Kemi marrë përsipër gjithë përgjegjësitë. Aso kohe Rama bëri gjithçka dhe nuk mori dot as për 7 mandate në Durrës. Sot jemi në kushte komplet të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?