Paloka: Rama po bën punën e Vuçiçit, tradhtari i kombit lobonte për ndarjen e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e që ish-Presidenti i Kosovës hashim Thaçi po përballet me Gjykatën e Hagës. Paloka teksa ka publikuar një video në facebook, pohon se Rama po bën punën e Vuçiçit, kjo për të hedhur baltë mbi UÇK-në dhe luftën e Kosovës.

Postimi i plotë

Kujt po i shërben Edi Rama që po akuzon UÇK pë trafik organesh? Pse Edi Rama po e rinxjerr këtë tezë, kur në fakt, vetë Hashim Thaçi dhe të tjerë thonë se nuk janë pyetur kurrë për këtë çështje. As në aktakuzë nuk ekziston. Sepse Edi Rama po bën punën e Vuçiçit për ta bërë pis UÇK-në dhe luftën e Kosovës. Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?